Kosova do të mësojë ditën e sotme kundërshtarët e saj në kompeticionin e Nations League. Shorti që do të hidhet në orën 18:00, rrezikon që në Ligën C, t’i vendosë Kosovës kundërshtarë të rrezikshëm.
Dardanët janë në vazon e tretë dhe mund të shortohen me kombëtare si Turqia që gjendet në vazon e parë, Maqedonia e Veriut apo edhe Greqia të cilat janë të vendosura në vazon e dytë.
Ndërkohë, kombëtare për t’u shmangur janë edhe Sllovakia, Irlanda e Veriut apo edhe Bullgari.
Sakaq, në këtë short të kalueshme për Kosovën duken Luksemburgu, Gjeorgjia apo edhe Gjibraltari e Ishujt Faroe.
Megjithatë, mbetet të presim për shortin e orës 18:00, për të kuptuar nëse Kosova do të ketë fat te goglat dhe të shpresojë më pas në një kualifikim të mundshëm për në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.