Nga paga milionëshe te vitet që do të qëndroj në Napoli, zbulohen detajet e kontratës së re të Rrahmanit

Amir Rrahmani është padyshim lideri i mbrojtjes së Napolit dhe njëri nga më meritorët që kjo skuadër ka marshuar drejt titullit kampion në Serie A.

Qendërmbrojtësi prishtinas është rritur shumë nga ardhja e Luciano Spallettit dhe tani është një nga pikat kyçe të Napolit.

29-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024, por klubi po mundohet ta blindojë atë me një kontratë të re.

CalcioNapoli 24 ka zbuluar detaje të reja nga kontrata e Rrahmanit me Napolin e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Bëhet fjalë për një kohëzgjatje të kontratës deri në verën e vitit 2027, ku Rrahmani do të ketë edhe rritje të pagës.

Aktualisht Rrahmani ka një pagë prej 1,8 milionë eurove neto në sezon, por me kontratën e re paga e tij do të shkoj në 2,5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Kësisoj kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë ndër shtatë futbollistët më të paguar te lideri aktual i Serie A.

Qendërmbrojtësi prishtinas këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër.

Fazliu: Askush nuk e ka pritur këtë start të Ferizajt, do të japim gjithçka për të mbetur në Superligë

Zyrtare: Fitim Susuri prezantohet te Prishtina