Nga një superyll i Anglisë në Turqi, rënia e madhe e Dele Alli

Parabolë e çuditshme ajo e karrierës së fantazistit anglez, Dele Alli.

Futbollisti që debutoi në moshën 19-vjeçare me Tottenhamin dhe shihej si një nga yjet e futbollit anglez po vuan jo pak kohët e fundit dhe në janar u transferua te Everton për të provuar të ringrihet në nivele të larta.

Megjithatë as aty nuk ia ka dalë të bindë trajnerin Lampard, qoftë edhe për shkak të formës së dobët të shfaqur në miqësoret e verës, teksa në dy ndeshjet e para të Premier League ka luajtur vetëm 26 minuta gjithsej.

Pikërisht për këtë arsye, Dele Alli po mendon për të bërë një tjetër hap në karrierë, atë të transferimit në Turqi, te Besiktas, ku i garantohet një vend titullari dhe mundësia për të rigjetur besimin.

Negociatat mes palëve janë në fazë mjaft të avancuar për një huazim me të drejtë blerjeje, teksa klubi turk ka marrë përsipër të paguajë të gjithë pagën prej 2.2 milionë eurosh të futbollistit.

Zyrtare: Kastriot Imeri transferohet te gjiganti zviceran Young Boys Bern

Futbollist dhe njeri i madh, Zaha dhuron 10 për qind të pagës së tij për bamirësi