Këtë sezon numri i shqiptarëve që aktivizohen në Serinë A është shtuar.
Me ardhjen e Rey Manajt, ngjitjen e Nedim Bajramit me Empolin dhe transferimin e portierit Berisha nga Seria B, Kombëtarja Shqiptare ka një pjesë të mirë të lojtarëve të saj në ligën më të fortë italiane.
Rasti i parë është ai i sulmuesit Vedat Muriqi te skuadra e Lazios.
Dardani, i cili është aktivizuar edhe në Shqipëri me Besën dhe Teutën, tani përfiton 2.2 milionë euro në sezon.
Muriqi u transferua verën e kaluar nga Fenerbahçe te Lazio për shifrën e 20 milionë eurove. Shtatlarti i sulmit momentalisht është shqiptari më i paguar në Serinë A.
Pas tij, vendin e dytë e ndajnë tre futbollistë. Marash Kumbulla i Romës, Elseid Hysaj i Lazios dhe Amir Rrahmani i Napolit arkëtojnë nga 1.8 milionë euro në sezon duke lënë pas dy lojtarët e tjerë të Kombëtares.
Nedim Bajrami tek Empoli dhe Thomas Strakosha te Lacio përfitojnë 1.2 milionë euro në vit./Panoramasport/