Nga MLS në Serie B, ofertat e Xhuliano Skukës

Xhuliano Skuka, i cili nuk harroi të shënojë as në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, është shndërruar në një sensacion dhe ofertat në drejtim të Partizanit për sulmuesin janë të shumta.

Duke parë shansin e mirë për karrierën e Skukës, por edhe për klubin për të fituar një shifër të konsiderueshme parash, Partizani mund ta shesë “xhevahirin” e ekipit që në janar. Së fundmi gazeta mëson për interes nga Seria B për dibranin me pasaportë franceze, teksa nuk bëhet ende i ditur emri i klubit të interesuar për Skukën.

Ndërkohë, siç dihet prej javësh në tavolinën e Partizanit është edhe oferta 1 milionëshe nga SHBA, së cilës të kuqtë nuk i janë përgjigjur ende.

San Jose është gati ta afrojë 24-vjeçarin, por duket se për momentin Seria B mbetet opsioni i preferuar për të.

Gjithashtu lidhjet më të mëdha Partizani i ka me futbollin e vendit fqinj.

Argjentina – Kroacia, sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë në Kupën e Botës

E thotë një brazilian: Do të isha i lumtur nëse Messi e fiton Kupën e Botës