Nga më i bukuri e më qesharaku, deri te legjenda absolute e Zvicrës – Ja kë zgjedh Xherdan Shaqiri

Faqja zyrtare e Kampionatit Botëror ka publikuar një video në të cilën Xherdan Shaqiri përgjigjet në disa pyetje interesante në lidhje me bashkëlojtarët e tij te Zvicra. 

Ai thotë se Yann Sommer është më i bukuri, ndërsa Breel Embolo bashkëlojtari që vonohet gjithmonë, transmeton Gazeta Olle.

Shaqiri thotë se personi më jo qesharak në ekip është trajneri Murat Yakin, derisa më qesharaku është Breel Embolo.

Ndërsa, në pyetjen se kush është legjenda absolute e Zvicrës, ai duke qeshur zgjedh veten.

Zvicra zhvillon sot ndeshjen e 1/8 së finales në Botërorin ‘Katar 2022’, ku me fillim nga ora 20:00 do të ketë punë mjaftë të vështirë ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos. /Gazeta Olle/

Samuel Eto’o filmohet duke sulmuar një person jashtë stadiumit ku u luajt Brazil-Koreja e Jugut (VIDEO)

KOK-u i blenë dy vetura-kombi, kjo është arsyeja