Nga Liria te Winterthuri

Në shumë shtetet e ndryshme të Evropës, deri në Skandinavi, kemi një numër të madh të talenteve shqiptarë, që  luajnë me sukses të madh në klubet e ndryshme. 

Një emër që po vjen dhe që do të dëgjohet shumë për të është Art Abazi.

Pajazit Sopi me vendbanim ne Zurich dhe themelues i Swiss association for footballtalents (fussballtalent.ch, e themeluar në vitin 2012, organizata e parë shqiptaro/zvicerane ne diasporë e cila promovon talentet ne sportin e futbollit), ka thënë se Abazi është një talent i madh.

arti 2

“Interesi ynë qëndron kryesisht ne shtetet e Ballkanit (një bashkëpunim ballkano/zviceran), kështu që ne deri me sot mundësuam promovimin e talenteve te panumërt dhe i kemi pozicionuar shumë mirë në klube të ndryshme të Evropës”, tha Sopi. Art Abazi është një talent i madh, i cili me vendbanim është në Mushtisht të Therandës. “Ai ka filluar te luaj si çun i ri në KF Ballkani deri ne moshën 14-vjeçare”.

“Në moshën 14-vjeçare ka ndërruar klubin tek KF Liria ne Prizren. Tek KF Liria menjëherë është dëshmuar si lojtar i mirë dhe që nga mosha 15-vjeçare, ai luan ne ekipin e parë te Superligës së Kosovës”.

arti 3

“Arti është nipi i personalitetit dhe këngëtares se njohur Remzie Osmani. Talenti nga ajo familje jo veç qe është dëshmuar në fushën e artit por edhe sportin profesional. Në vitin 2016 Art Abazi ka marrë pjesë ne Kombëtaren e Kosovës U-17, ku kishte dëshmuar guxim në disa inkuadrime. Arti do ta vazhdon ëndrrën e tij me 12 qershor tek FC Winterthur U-18”.

“Ai do të matet me talentet e FC Winterthur dhe shpresojmë se do të mbetet aty. Natyrisht se Arti nuk kishte mundësi të mbledhë përvoja ndërkombëtare, por duke marr parasysh kontributin dhe paraqitjen e tij ne Kosovë nuk paraqet arsye për shqetësim”, ka thënë Sopi.

arti 4

Trajneri i ekipit U-18 te FC Winterthur z. Romano Umberto dhe drejtori Teknik i FC Winterthur z. Philipp Dux janë shumë te inkurajuar për përformancën e deritanishme të Artit, tha Sopi.

“Arti ne javën e parë do të ushtron me ekipin dhe menjëherë të dielën me 18 qershor do të paraqitet në lojën e planifikuar FC Winterthur kundër FC St. Gallen U-18. Po ashtu me datë 21.06.2017 kundër BSC Young Boys U18 Bern dhe me datë 25.06.2017 kundër FC Servette U-18 Genf”, tha ai. Ai më tej tha se Arti do të arrijë shumë lartë.

“Jam shumë i bindur se Art Abazi do të arrin rrugëtimin e tij në maja më të larta që të vazhdon ëndrrën e tij në një klub të madh Evropian”, shpreh bindjen Sopi.

feronikeli liria