Dihen 11 nga 12 lojtarët që do të luajnë për Përfaqësuesen e basketbollit të Shteteve të Bashkuara në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë.
Gjatë Lojërave Olimpike në Paris, që luhen 27 korriku deri më 10 gusht, në dispozicion të trajnerit Steve Kerr janë vënë yjet më të mëdhenj të ditës së sotme dhe praktikisht është e pamundur që dikush t’i kërcënojë me medaljen e arit.
LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Joel Embiid, Jayson Tatum, Devin Booker, Jrue Holiday, Anthony Davis, Anthony Edwards, Bam Adebayo dhe Tyrese Haliburton do të luajnë në Paris, dhe emri i lojtari i fundit do të njihet menjëherë përpara vetë turneut.
Team USA is finalizing 11 of its 12-man roster for the 2024 Paris Olympics, sources tell @ShamsCharania and @joevardon.
Thoughts on this squad? 🇺🇸 pic.twitter.com/TxTp0asQ9Z
— The Athletic (@TheAthletic) April 15, 2024
Disa nga lojtarët që konkurrojnë për vendin e fundit janë Kawhi Leonard, Paul George, James Harden, Kyrie Irving, Damian Lillard, Chris Paul, Jaylen Brown dhe Brandon Ingram.
Kujtojmë se përzgjedhja e SHBA-së është në Lojërat Olimpike në Grupin C me Serbinë, Sudanin e Jugut dhe fituesin e turneut kualifikues në Porto Riko (Lituani, Itali, Porto Riko, Meksikë, Bregun e Fildishtë apo Bahrein).
Skuadra e basketbollit të SHBA-ve ka më së shumti trofe kur bëhet fjalë për Lojërat Olimpike me 16 medalje të arta.
Që nga viti 1992, kur lojtarët e NBA-së u lejuan për herë të parë të luanin në Lojëra Olimpike, SHBA-ja ka fituar shtatë nga tetë ngjarje të mundshme.
E vetmja herë kur amerikanët mbetën pa medaljen e arit, ndodhi në vitin 2004, kur basketbollistëve të SHBA-së iu desh të kënaqeshin me bronzin.