Nga Lazion në Real Madrid

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Lazios, Lucas Biglia.

Sipas mediave italiane, reprezentuesi argjentinas – i angazhuar me Kombëtaren e tij në Copa America ku sonte do ta zhvillojnë ndeshjen finale kundër Kilit – është objektiv i Los Blancos.

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez e njeh mirë futbollistin nga Serie A, dhe ka dërguar skautë për ta ndjekur atë në finale, së bashku me disa emra të tjerë të shumëpërfolur për transferim në Santiago Bernabeu, si Otamendi e Aguero, transmeton lajmi.net.