Nga La Liga në Belgjikë, zbulohen klubet e interesuara për Vrionin

Me një mesatare shënimi prej një goli çdo 111 minuta, Giacomo Vrioni mund të konsiderohet pa frikë si futbollisti shqiptar më në formë i momentit. Sulmuesi që është në pronësi të Juventus dhe që e mbylli sezonin në Austri si i huazuar në radhët e Swarovski Tirol, shkëlqeu duke shënuar plot 19 gola në 28 ndeshje.

23-vjeçari madje fitoi edhe Këpucën e Artë në elitën austriake falë 19 golave të realizuar, një çmim të cilin e ndau me Karim Adeyemi të Salzburg i cili nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Borussia Dortmund. Falë aftësive realizative, tashmë Vrioni ka përfunduar në qendër të merkatos teksa Juventus synon ta shesë për katër milionë euro lojtarin e kombëtares.

Alternativat për Vrionin nuk mungojnë teksa së fundmi janë zbuluar edhe klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit. Sipas asaj që raporton “Tuttomercato” për Vrionin ka një interes të lartë nga Anderlecht në Belgjikë, Besiktas në Turqi apo edhe nga Getafe në La Liga.

Sipas shtypit italian, shanset e transferimit në një nga klubet e lartpërmendura janë të mëdha pasi janë gati të kënaqin financiarisht Juventusin ndërsa Vrioni do të kishte mundësinë për të treguar cilësitë në një kampionat dhe një ekip më elitar se Tiroli në Austri. /SuperSport/

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Qipro – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare