Nga kriza e thellë, në titullar dhe tani kapiten, ky është mesfushori i Kombëtares

Me Napolin luajti disa sekonda. Kundër Lazios ishte protagonist në shumë aksione. Për më tepër, ishte edhe kapiten. Ky është Migjen Basha, mesfushori i Torinos, që u rikthye në formacionin titullar për herë të parë në këtë kampionat.

Madje, mediat italiane e kanë lavdruar Bashën për paraqitjen e djeshme.

“Kundër Lazios, për më shumë se një orë, Basha luajti një lojë të mirë veçanërish në ndalimin e aksioneve të kundërshtarëve dhe nuk bëri të ndihej mungesa e Gazzit. Ndër të tjera ai barti shiritin e kapitenit”, shkruan uebfaqja toro.it.

Rikthimi i Bashës është lajm i mirë edhe për përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni de Biasi. (Gazeta Olle)