Nga Italia: Klopp i thotë “po” Sampdorias?

E pabesueshme, por sipas mediave italiane e vërtetë. Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, është afër ta pranojë ofertën e skuadrës së Series A, Sampdoria.

Sipas informacioneve që vijnë nga “Il Secondo XIX”, presidenti i klubit italian, Ferrero, ka biseduar me menaxherin e Kloppit dhe gjasat janë reale që tekniku i Dortmundit të bëhet zëvendësuesi i Sinisha Mihajloviçit. /Gazeta Olle