Nga injorimi në fushë te përqafimi pas ndeshjes – çfarë i thanë njëri tjetrit Messi dhe Lewandowski

Dueli mes Polonisë dhe Argjentinës nuk ishte vetëm një lojë vendimtare për kualifikimin në fazën tjetër të Kampionat Botëror, por ishte edhe një duel yjesh: Leo Messi kundër Robert Lewandowskit.

Pra e kaluara dhe e tashmja e Barcelonës.

Ata përshëndetën njëri-tjetrin, të dy kapitenët e ekipeve të tyre, para se topi të fillonte të rrotullohej para gjyqtarëve.

Gjatë ndeshjes, polaku duke kërkuar një gol për të qetësuar skuadrën e tij, e ndali në mënyrë të palejuar argjentinasin.

Lewa i kërkoi falje, por argjentinasi qëndroi indiferent, duke mos thënë asgjë.

Megjithatë, në fund të takimit ata u përshëndetën dhe shkëmbyen disa fjalë, duke mbyllur gojën me dorë që të mos zbulonte njeri se çfarë po thoshin.

Në fund gjithçka u mbyll me një përqafim.

Luis Enrique me deklaratë fantastike: Botërori është spektakël, duhet t’i kënaqemi tifozët

Argjentina e Franca mësojnë kundërshtarët – tashmë dihen katër çiftet e 1/8 së finales në Kupën e Botës