Nga Hysaj te Muriqi dhe Uzuni, mbrëmje shqiptarësh në Ligën e Evropës

Kjo e enjte do të jetë e ngjeshur me ndeshje , pasi përveçse emocioneve të Europë League, do të përcillen edhe sfidat kryesore të kompeticionit më të ri për klube në Europë, UEFA Conference League.

Finalja e këtij turneu do të luhet pikërisht në “Air Albania”, në stadiumin e ri modern të ndërtuat në zemër të Tiranës.

Ndeshjet janë programuar për t’u zhvilluar në dy orare.

Në Europa League, në orën 18:45 janë përzgjedhur për t’u transmetuar dy sfidat me protagonistë emra të rëndësishëm të futbollit Europian, Galatasary – Lazio dhe Bayer Leverkusen – Ferencvaros.

Për shqiptarët këto dy ndeshje ndiqen me interes edhe për faktin se te lacialët luajnë dy kuqezinjtë Strakosha e Hysaj si dhe dardani Muriqi, ndërsa në sfidën e “BayArenas” pritet të jetë protagonist në fushë Myrto Uzuni, sulmuesi i Ferencvarosit.

Në të njëjtën orë, në Conference League do të zhvillohet Rennes – Tottenham.

Në orën 21:00, emocionet do të vijojnë me një përballje shumë të rëndësishme si Leicester City – Napoli, ndërsa takimi tjetër I përzgjedhur nga Europa League është Eintracht Frankfurt – Fenerbahce.

Nga Conference League në orën 21:00 do të transmetohet ndeshja Roma CSKA e Sofjes.

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, derbi në Prishtinë

Starti i dobët, Megzon Visoka largohet nga Ferizaj?