Nga hapat e parë te sakrificat, Kristian Shpendi tregon më shumë për karrierën dhe jetën personale

Jo Kristian Shpendi është një nga sulmuesit e talentuar që Shqipëria ka. Aktualisht 20- vjeçari ka shënuar 20 gola dhe kontribuoi për të ngjitur Cezenën në Serinë B. Në sytë e shumë ekipeve të Serisë A, Kristian ka dhënë një intervistë për mediat italiane, duke folur për gjithë rrugëtimin në futboll, por edhe raportin me binjakun e tij.

Shpendi, si ke arritur deri këtu?

Kam shumë kohë që stërvitem. Në fakt, nuk është plotësisht e qartë nëse unë dhe vëllai im binjak Stiven filluam të ecnim së pari, apo të gjuanim një top. Ajo që është e sigurt është se na pëlqeu menjëherë.

E kujt ishte ideja që të luanit futboll?

Nga babai im, sigurisht… Unë jam shumë i afërt me familjen time, si Stiven, nga ana tjetër, e di mirë sa sakrifica kanë bërë prindërit tanë për ne. Para se të mund të regjistroheshim në një shkollë futbolli, babai ynë na çoi në fushat e lojës. Në përgjithësi, mjaftuan një lëndinë dhe një top. Pjesa tjetër ishte një argëtim i pastër.

Argëtim, por edhe sakrifica…

Kur ishim gjashtë vjeç në Real Metauro. Pastaj erdhi Delfino Fano dhe pastaj San Marino. Ne ishim 11-12 vjeç dhe vinte minibusi për të na marrë dhe çuar në stërvitje dhe pastaj ktheheshim. Ishim të fundit që zbrisnim pasi askush nga ekipi nuk banonte më larg se ne.

Pastaj erdhi Cezena…

Ata na thirrën pas kthimit në Serinë C, bashkë me Stivenin. Ne filluam me U-17-at duke i ngjitur një kategori më lart, ku më pas shënuam shumë gola dhe luajtëm edhe për ekipin e të mëdhenjve.

Si është raporti me Stivenin?

Ne jemi binjakë dhe jemi shumë të afërt. Është e qartë se ne ndonjëherë grindemi, por kurrë për më shumë se 5 minuta. Çështja është se asnjëri prej nesh nuk është në gjendje të mbajë inat me tjetrin.

Sa hapësirë zë futbolli në ditët tuaja?

Gjithmonë është koha e duhur për të menduar për futbollin. Duhet përkushtim i madh, të shkosh i pari në stërvitje dhe të largohesh i fundit. Për sa kohë që ka një top afër, unë gjuaj. Përpiqem dhe provoj përsëri, stërvitem sa më shumë që mundem. Kështu përmirësoheni vërtet.

Kur ndodheni në shtëpi me vëllain për çfarë flisni?

Ne flasim për ndeshjen, për stërvitjet, shkëmbejmë këshilla, studiojmë qasje të reja. Unë shikoj “Champions League”. Unë mësoj nga ata. Nuk ulem thjesht se është ai kompeticion. Por vëzhgoj lojtarët dhe studio lëvizjet e tyre. Nëse ata janë atje, ndër ekipet më të mira në botë, ka një arsye. Le të shohim çfarë mund të bëjmë për t’i imituar ata. Me Stivenin kemi qëndruar në kontakt. Ne flasim gjithmonë dhe kur kalendarët e lejojnë, unë shkoj ta shoh dhe ai vjen të më shohë.

Do të dëshironit të luanit sërish bashkë?

Do të luajmë, jam i sigurt për këtë. /panorama/

 

 

Sivasspori i varur nga Rey Manaj, sulmuesi “kuqezi” ka shënuar 18 gola sezonal deri tani

Ja ku do të luhen miqësoret e Shqipërisë në qershor