Lista e ngushtë për çmimin individual më prestigjioz të futbollit botëror është zbuluar përpara ceremonisë së madhe që mbahet në Paris më 30 tetor.
Fituesi i fundit është Karim Benzema, i cili po ashtu edhe këtë vit është në listë. Tani nuk llogaritet më vetëm paraqitjet në nivel klubesh, por edhe në Kupën e Botës 2022, të cilat janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së listës së fituesve të mundshëm të këtij viti.
Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr, janë disa nga emrat në listë, që llogariten si kandidatë për të fituar.
Do të duhet të presim deri në ceremoninë në Paris kur mbahet më 30 tetor për ta zbuluar se kush do të fitojë.
[related-to url=”https://telegrafi.com/dhjete-telentet-e-nominuar-per-trofeu-kopa-2023/”]
Më poshtë kandidatët nga France Football, ku vërehet mungesa e Cristiano Ronaldos.
Pesë nominimet e para (5/30)
Josko Gvardiol (Manchester City)
Andre Onana (Manchester United)
Karim Benzema (Al-Ittihad)
Jamal Musiala (Bayern Munich)
Mohamed Salah (Liverpool)
Pesë nominimet e dyta (10/30)
Jude Bellingham (Real Madrid)
Bukayo Saka (Arsenal)
Randal Kolo Muani (PSG)
Kevin De Bruyne (Man City)
Bernardo Silva (Man City)
Pesë nominimet e treta (15/30)
Khvicha Kvaratskhelia (Nap)
Nicolo Barella (Int)
Emiliano Martinez (Ast)
Ruben Dias (Man City)
Erling Haaland (Man City)
Pesë nominimet e katërta (20/30)
Martin Odegaard (Ars)
Ilkay Gundogan (Bar)
Yassine Bounou (Sev)
Julian Alvarez (Man City)
Vinicius Jr. (Real)
Pesë nominimet e pesta (25/30)
Rodri (Man City)
Antoine Griezmann (Atl)
Lionel Messi (I Miami)
Lautaro Martinez (Int)
Robert Lewandowski (Bar)
Pesë nominimet e fundit (30/30)
Kim Min-jae (Bay M)
Luka Modric (Real M)
Kylian Mbappe (PSG)
Victor Osimhen (Nap)
Harry Kane (Bay M)