Shiriti i kapitenit është kthyer në një çështje tek Arsenal.
Anglezët ja hoqën privilegjin sulmuesit Aubameyang për shkak të thyerjeve të njëpasnjëshme të rregullores. Këto probleme lojtarit i ndodhën pasi ai u gradua kapiten. Por ky nuk është rasti i vetëm.
Numrat nuk gënjejnë dhe lojtarët që kanë mbajtur shiritin e kapitenit vitet e fundit, kanë pasur një kthesë 360 gradë të karrierës. Por cilët janë ata lojtarë?
William Gallas (2007-2008)
Iu hoq shiriti pasi kritikoi ekipin e tij përballë mediave, duke thënë që nuk kishin guxim.
Fabregas (2008-2011)
Hyri në depresion sepse donte aq shumë të largohej saqë përgjysmoi pagën.
Van Persi ( 2011-2012)
U rebelua ndaj klubit dhe e braktisi ekipin për të shkuar tek rivalët e Mançester Junajtid.
Tomas Vermaelen ( 2012-2014)
Pati shumë dëmtime dhe si rrjedhojë e humbi vendin në formacion.
Mikel Arteta (2014-2016)
Qëndroi shumë kohë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve dhe luajti vetëm 16 ndeshje në Premier Ligë.
Meterscaker ( 2016- 2018)
Pësoi një dëmtim në gju dhe luajti vetëm 7 ndeshje në Premier Ligë.
Koscienly (2018-2019)
U detyrua të transferohej në Francë tek skuadra e Bordos sepse refuzoi të grumbullohej me ekipin gjatë fazës përgatitore.
Granit Xhaka (2019)
Pati një konfrontim me tifozët e Arsenalit pas zëvendësimit nga fusha e lojës.
Aubameyang ( 2019-2021)
Iu hoq shiriti për thyerje të disiplinmës.
Të gjithë lojtarët e sipërpërmendur kanë shkëlqyer gjatë karrierës së tyre, por gradimi si kapiten i Arsenalit i “mallkoi” ata. Xhaka është i paralajmëruar pasi shihet si një ndër pretendentët për tu bërë përsëri lideri i “topçinjve”.