Nga ‘Faton Domi’ te Hajduku i Splitit

E nisi karrierën në moshën shtatë vjeçare në Shkollën e Futbollit ‘Faton Domi’. Luajti deri në moshën 14-vjeçare. Kaloi ne KF Gjakova, u aktivizua edhe për Vëllaznimin e Gjakovës kurse se 16-vjeçar u aktivizua në ekipin e parë, teksa luajti edhe në elitën e futbollit kosovar. ‘Bum’ bëri kur në verën e vitit 2012 kaloi në skuadrën e madhe kroate Hajduk Split. Fjala është për sulmuesin kosovar Arlind Basha. “Kur i mbusha 18-vjet, klubi më ofroi kontratë profesionale të cilën e kam nënshkruar për tri vite”, shprehet Basha për Gazetën ‘Olle’. Ai shkëlqeu në fazën përgatitore derisa ka zhvilluar gjashtë ndeshje zyrtare me Hajdukun. “Pretendoj që të kem karrierë të mirë në Kroaci kurse pas një kohe dua që ta dal edhe në ndonjë skuadër tjetër në Evropë, në ndonjë kampionat më të fortë”,  deklaroi ai.

Mediat në Kroaci, muaj më parë e krahasuan Arlind Bashën me ish-futbollistin kosovar Ardian Kozniku, (ish-reprezentues i Përfaqësueses së Kroacisë).

Basha është edhe reprezentues i Shqipërisë, grupmoshat e reja.