Nga “është homoseksual” te “m’u dridhën këmbët në San Paolo”

Është një nga sportistët më të famshëm në botë, futbollisti më i paguar dhe ai që ka fituar më shumë në 2017-ën.

I pasur, i dëshiruar, me një vlerë të pallogaritshme, shkruan “TeleSport”.

Ikona perfekte e kampionit fitues, por rreth të cilit janë thënë shpesh gjysmë të vërteta ose shpifje të mirëfillta, sepse të flasësh për portugezin, pa i dhënë rëndësi vërtetësisë të gjërave që thuhen, i bën mirë shitjes së gazetave, sportive dhe jo, apo rritjes së audiencës televizive.

ronaldo

Fëmijë pafund – Natyrisht, në qendër të vëmendjes është aspekti personal i kampionit luzitan: të fejuarat, lidhjet, familja. Kështu kanë lindur legjendat metropolitane në lidhje me numrin e fëmijëve që CR7 mendohet të ketë nëpër botë. Disa flasin për 5 trashëgimtarë, një skuadër e vërtetë kalçetoje.

Nuk ka asgjë të vërtetë. Cristiano është babai i Cristiano Jr., identitetin e mamasë së të cilit e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë. Në ditët e fundit është thënë se CR7 po pret të bashkohet në Portugali me dy binjakë, të cilët kanë lindur në Amerikë nga një mama “surrogato”, që quhen Eva dhe Mateo.

ronaldo

Binjakë të ndryshëm – Në të vërtetë, këtë herë nuk do të jetë një mama “surrogato” ose misterioze. Këto zëra janë bazuar te një fotografi e së fejuarës aktuale të Ronaldos, Georgina Rodriguez, ku ajo është shfaqur duke përkëdhelur barkun. Për të kuptuar nëse këto zëra janë të vërtetë do të duhet të priten disa muaj.

ronaldo

Gratë dhe homoseksualiteti – Duke mbetur në planin intim, zërat në lidhje me një homoseksualitet të supozuar të yllit të Real Madrid kanë bërë xhiron e botës. Mjafton një fotografi e tij që mbahet në krahë nga një shok buzë një pishine, ndonjë fjalë e thënë në fushë ndaj një kundërshtari apo një batutë dhe menjëherë shfaqen lajmet se CR7 është homoseksual. Një e vërtetë ekziston: Ronaldo adhurohet nga bota e homoseksualëve, ashtu si nga ajo e femrave. Një tjetër e vërtetë është se portugezi është gjithmonë i rrethuar nga femra marramendëse.

ronaldo georgina

Të dridhurat në “San Paolo” – Legjenda e fundit ka pasur lidhje me ndeshjen e luajtur kundër Napoli-t në Champions League. Sipas kësaj legjende, CR7 supozohet të ketë thënë: “Kur jam futur në fushë më janë dridhur këmbët, ishim 11 kundër 50 mijë”. Ndoshta mund ta ketë menduar, por sigurisht nuk i ka thënë kurrë këto fjalë kundrejt publikut të Napoli-t.

ronaldo