Nga cumani te Sportig Lisbona (FOTO)

Një ngjarje e veçantë i ka ndodhur 17-vjeçarit Martunis, i cili vite më parë i ka shpëtuar cunamit në Oqeanin Indian.

Vogëlushi në momentin kur dallga ka goditur qytetin, ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij, duke veshur fanellën e kombëtares portugeze.

Asokohe në moshë të vogël, Martunis, për fat të mirë i ka shpëtuar tragjedisë, duke humbur të gjithë familjen e tij.

Djaloshit 17-vjeçar i është bërë një surprizë e cila për të është si një mrekulli e dytë. Klubi portugez i Sporting Lisbonës e ka afruar në akademinë e saj, duke i dhënë mundësinë të kthehet në një  Cristiano Ronaldo të dytë.

“Jam i lumtur që jam bashkuar me Sportingun dhe premtoj se do të ndjek hapat e Luis Figos dhe Cristiano Ronaldos. Viva Sporting!”, kanë qenë fjalët e para të djaloshit “hero”.

sporting 1

 

sporting 2