Nga Cana te Rrahmani, Matic e Dzeko: Yjet ballkanas me mesazh kundër dhunës ndaj grave (Video)

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, UN Women, ka nisur një fushatë kundër dhunës ndaj grave të quajtur “Bëhu Liga e Parë”.

Në këtë fushatë marrin pjesë futbollistë dhe ish me famë botërore nga 6 shtete mes të cilëve edhe Amir Rrahmani dhe Lorik Cana. Nëpërmjet një video speciale, futbollistë të ndryshëm kanë përcjellë mesazhe sensibilizuese për këtë kauzë.

Përveç Canës dhe Rrahmanit, bie në sy angazhimi i serbit Matic, boshnjakut Dzeko dhe maqedonasit Nestorovski si dhe turkut Bajndir.

Vlen të theksohet fakti, se nga të gjithë këta, Lorik Cana është ish-futbollist, pjesa tjetër janë aktualisht në aktivitet.

Fushata “Bëhu Liga e Parë”, është pjesë e një projekti rajonal kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të aplikuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Zyrtare: Albi Doka prezantohet te skuadra e re

Bashkimi triumfon ndaj Yllit, finalja e madhe përballë Trepçës