Nga Benzema te Bellingham e Kane, 15 futbollistë mësojnë renditjen në garë për Topin e Artë

France Football ka filluar të zbulojë renditjet e futbollistëve për Topin e Artë.

Ceremonia e 67-të vjetore e Topit të Artë do të zhvillohet të hënën (sonte) më 30 tetor 2023.

Ngjarja që zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris, pritet të fillojë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale.

Tashmë janë zbuluar 15 emrat e parë, ndërsa ka shumë befasi në këtë listë.

Jude Bellingham që po kalon nëpër një formë jetësore është renditur vetëm i 18-ti në listën për çmimin më të madh individual për një futbollist, mirëpo është favorit sonte për ta fituar çmimin ‘Kopa’, çmim ky që i ndahet lojtarit të ri më të mirë në botë.

Më poshtë mund të shikoni emrat e tjerë që janë listuar sipas numrave.

 

Tandem në sulm me Mbappen, Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

FFK lanson Strategjinë për Futbollin e Femrave, synimi dhe misioni fuqizimi i vajzave dhe grave në futboll