Nga Barcelona transferohet te Real Madridi

Tifozët e Barcelonës nuk e kundërshtojnë mundësinë e largimit të sulmuesit Neymar. Kurse, ai mund t’i bashkohet rivalit më të madh nga La Liga, Real Madrid.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka realizuar një sondazh me pyetjen: A e kundërshtoni largimin e Neymarit nga Barcelona? Dhe, 60 për qind e mbi 100 mijë votave nuk ishin kundër shitjes së tij në fund të këtij sezoni, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, ai mund t’i bashkohet rivalit më të madh nga La Liga, Real Madrid. Së bashku me “Los Blancos”, Neymar kërkohet edhe nga Manchester United e Manchester City.