Nga barazhi te titulli

Historia e dy klubeve kosovare (Kosova e Vushtrrisë dhe Feronikeli) është sikurse një histori hirusheje.

Të dy skuadrat kanë diçka të përbashkët dhe ajo është ritkhimi nga të vdekurit në piedestal.

Kosova e Vushtrrisë në sezonin 2013-2014 edhe pse me shumë përforcime mbeti në barazh, dhe ndeshjen për ‘jetë a vdekje’ e luajtën kundër Deçanit.

Pjesën e parë e mbaruan në disavazntazh me rezultat 1:0, ndërsa u kthyen në pjesën e dytë për të fituar 2:1 dhe për të mbetur në Superligë.

Një vit më pas djelmoshat e Ismet Munishit, arritën që të fitojnë titullin në një kampionat ku e dominuan nga fillimi deri në fund.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Feronikelin, i cili po ashtu edhe pse fitonte shumë ndeshje në pranverë nuk arriti t’i shpëtoj barazhit dhe luajti kundër Gjilanit në një ndeshje që krijoi shumë zhumrë për një penallti. Pas kohës shtesë loja mbaroi 1:1, ndërsa penaltitë vendosën që Feronikeli të jetë edhe për një vitë në Superligë.

nikli

Po ky Feronikel në krye Gani Sejdiun, këtë sezon është në rrugë të mirë ta bëjë atë që bëri Kosova e Vushtrrisë sezonin e kaluar. Për Kosovën ishte titulli  i parë, gjë që mund të jetë edhe për Feronikelin që asnjëherë nuk e ka fituar titullin kampion.

E gjithë kjo shtron një pytje. Mos vallë duhet të luash në barazh që të shpallesh kampion?