Nga Ballkani te Prishtina, Llapi e Suhareka – Oltion Bilalli vërshohet nga ofertat nga Superliga e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Oltion Bilalli ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Gjilanit këtë edicion, me gola e asistime.

Sulmuesi anësorë ka pasur një sezon shumë të mirë, duke qenë një nga më meritorët që Gjilani ka mbetur pjesë e elitës së futbollit kosovar.

Bilalli ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë, derisa për dallim nga edicioni i kaluar këtë edicion ai përkundër që është një sulmues anësorë ka dhënë kontribut të madh edhe në defensivë.

22-vjeçari me të përfunduar sezoni ka mbetur lojtar i lirë, pasi kontrata me Gjilanin i ka skaduar dhe ai është në bisedime për rinovimin e saj.

Megjithatë sulmuesi këmbëshpejtë është vërshuar nga ofertat, pasi po kërkohet nga gjysma e Superligës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani po e do me çdo kusht, pasi Olle mëson se Bilalli është kontaktuar disa herë ditëve të fundit nga suharekasit.

Jo vetëm Ballkani, në garë për të janë edhe Llapi, Suhareka dhe Prishtina.

Sikur mos të mjaftonin ofertat nga Superliga e Kosovës, Bilalli është ofertuar edhe nga dy skuadrat e mëdha shqiptare Vllaznia e Shkodrës dhe Tirana.

Bilalli është para një vendimi të rëndësishëm se ku do të vazhdoj karrierën, pasi ofertat për të nuk mungojnë duke marrë parasysh cilësitë e tij, por edhe moshën shumë të re dhe me potencial që në të ardhmen të shitet në Evropë.

Olle mëson gjithashtu se për lojtarin ka një ofertë nga Liga e Parë e Turqisë dhe ai pritet së shpejti të vendos për të ardhmen e tij. /Gazeta Olle/

Suhareka falënderon Arsim Thaqin për kontributin e dhënë

Një nga portierët më të mirë në vend pritet të mbetet i lirë, kush do të fitojë nga shërbimet e Kenan Haxhihamzës?