Nga Anglia në Kosovë, Vëllaznimi prezanton ish-futbollistin e QPR-së

Klubi i Vëllaznimit ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Argjend Ahmetaj.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit “kuqezi” që ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi.

Ahmetaj i cili është i lindur në Angli, ka qenë pjesë e Akademisë së skuadrës angleze, Queens Park Rangers (QPR).

Së fundmi ai ka mbrojtur ngjyrat e Arlesey Town FC.