Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin tetor për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë do të përballen me Hungarinë në udhëtim, pastaj do të presin Poloninë në ‘Air Albania Stadium’.
E tanimë kanë dal në shitje biletat për ndeshjen më të rëndësishme të kësaj kampanje kualifikuese, ndaj Polonisë.
Ky takim do të zhvillohet më 12 tetor me fillim nga ora 20:45 në ‘Air Albania’ në Tiranë.
? ?????? ?????? ? ????????
??????̈?? ?? – ?? ??????
? ?? ?????, ? ??:??, ? “??? ???????”??????? ??̈ ????? ?
? ??????.????.????????̈ ??? ????? ??̈ ???????????❗️ pic.twitter.com/6Zaoegxedb
— FSHF (@FSHForg) September 23, 2021
Federata Shqiptare e Futbollit tanimë ka nxjerr biletat në shitje, ku më e lira kushton 1,000 lek apo 8 euro.
Ndërkohë janë plot 12 sektor në stadiumin ‘Air Albania’ ku janë nxjerr biletat në shitje. Bileta më e shtrenjtë mbetet ajo e Vip 1 që kushton 18,000 lek apo 148 euro. /Gazeta Olle/