Ballkani ka arritur sërish në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.
Kësaj radhe kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me skuadrën e madhe nga Bjellorusia, Bate Borisov.
E për këtë duel therrandasit kanë nxjerrë në shitje biletat .
Biletat më të lira janë në sektorin e Jugut që kushtojë 3 euro, në Lindje 5 euro dhe në Perëndim 10 euro.
Ndërkohë biletat më të shtrenjta janë ato të sektorit VIP që kushtojnë 25 euro.
Postimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë. Faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, sikurse edhe për interesimin e jashtëzakonshëm që jeni duke e shfaqur për përballjen e parë të PlayOff-it, të datës 24 gusht
Andaj me kënaqësi ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndaj Bate Borisov, e cila zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”, mund t’i siguroni që sot.
Ato mund t’i gjeni në linkun e më poshtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Tifozët tanë XHEBRAILAT do të vendosen në tribunën Veri
Është nder e krenari për ne, që ta ndjejmë përkrahjen kaq të madhe tuajën, nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo na motivon shumë më shumë
Na priftë e mbara /Gazeta Olle/