Nga 27 minuta shtesë te gjashtë zëvendësime nga një skuadër – sa shumë rekorde u thyen në Angli – Iran

Anglia e nisi me një “tërmet 6-ballësh” Botërorin e Katarit, duke mposhtur Iranin 6-2 në ndeshjen e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në glob, por përveç golave, kjo sfidë do të mbahet mend edhe për shumë detaje pikante.

Kështu me 14 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 10 në të dytën, të cilat më pas u bënë 13 [për shkak të ndërhyrjes së VAR-it, ndeshja Angli-Iran hyn padyshim në historinë e Botërorit dhe atë të futbollit në tërësi.

Protagonist absolut arbitri brazilian Claus, që akordoi 14 minuta shtesë në pjesën e parë, i ndikuar nga dëmtimi i rëndë i portierit iranian Berianvand, ndërsa në të dytën akordoi 10 për shkak të zëvendësimeve të shumta dhe pas VAR-it në shtesë, u detyrua të shtojë edhe tre minuta të tjera, duke çuar ndeshjen në total 117 minuta.

Kuriozitetet nuk mbarojnë këtu, pasi Irani u bë i pari vend që shfrytëzon 6 zëvendësime në një ndeshje, pasi përdori një zëvendësim shtesë, të cilin e lejon rregullorja, në rastin e një dëmtimi të rëndë në kokë, siç ishte i i portierit.

Përfaqësuesja aziatike kreu një zëvendësim në pjesën e parë dhe 5 të tjerë në të dytën, duke ndërruar kështu më shumë se gjysmën e skuadrës, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në një ndeshje të Kupës së Botës.

Shkroi emrin në histori edhe Jude Bellingham, që shënoi golin e parë të ndeshjes dhe u bë i pari futbollist i lindur në mijëvjeçarin e tretë, që shënon gol në një Kupë Bote. Nga ana tjetër, Marcus Rashford gjeti golin pas vetëm 26 sekondash në fushë, duke u bërë i dyti futbollist që vjen nga stoli dhe shënon më shpejt, pasi rekordi mbahet nga danezi Ebbe Sand, i cili gjeti rrjetën pas vetëm 11 sekondash në Danimarkë-Nigeri 4-1, më 1998-ën.

Argjentina përballet me Arabinë Saudite, formacionet zyrtare

FIFA-s i pengon edhe fjala ‘Love’, i kërkon Belgjikës t’i ndryshojë fanellat