Nga 0-2 në 3-2, Barcelona me rikthim të jashtëzakonshëm për tetë minuta në fund të ndeshjes

Barcelona ka fituar me përmbysje në shtëpi ndaj Celta Vigos me rezultat 3:2 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.

Golin e parë në këtë takim e shënoi danezi Jorgen Strand Larsen në minutën e 19-të të sfidës, pas një asistimi nga Luca de La Torre, duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës së Marc Andre Ter Stegen.(0-1)

Në minutën e 36-të nga fusha e lojës u largua Frenkie De Jong si pasojë e një lëndimi dhe në vend të tij u fut Gavi.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e këtij takimi. (1-0)

Në minutën e 64-të të ndeshjes, Ferran Torres humbi një mundësi të artë për të vënë barazpeshën në këtë takim, pasi nuk arriti të gjejë kuadratin e portës.

Vetëm pak minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 76-të, Celta Vigo ia doli të dyfishojë epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë i cili pa grekun Anastasios Douvikas teksa dërgon topin në rrjetën e Ter Stegen pas një asistimi nga Iago Aspas.(0-2)

Barcelona arriti të zbusë epërsinë përmes Robert Lewandowskit i cili shënoi në minutën e 81-të. (1-2)

Polaku u shërbye në zonë nga portugezi Joao Felix dhe me ndihmën e transversales arriti që të zbus shifrat në 2:1.

Goli i barazimit nga blaugranët erdhi në minutën e 85-të ku përsëri autor i golit ishte Robert Lewandowski. Ai shfrytëzoi për mrekulli asistimin fantastik nga Joao Cancelo duke çuar topin në cepin e majtë të portës së Ivan Villar.(2-2)

Fitoren në këtë ndeshje Barcelonës ia dhuroi goli i Joao Cancelos i cili erdhi në minutën e 89-të të takimit pas një krosimi të hatashëm nga spanjolli Gavi. (3-2)

Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet në pozitën e parë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivali Real Madrid, që nesër do të luajë derbin e qytetit ndaj Atletico Madrid.

Pasim pa shikuar fare, Gatti i Juventusit shënon autogolin e vitit (Video)

Reagimi i Istogut: Drejtori i Suharekës u zu në zhveshtoret e gjyqtarëve, Fetahaj ka ofenduar tifozët