Neziri: Mund t’ia dalim nëse jemi të bashkuar si në Finlandë

Portieri i Feronikelit, Flamur Neziri, iu ka uruar suksese futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë.

Gardiani që shijoi të qenurit pjesë e Përfaqueses së Kosovës, ka publikuar një foto me skuadrën në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Aty shihen djemtë duke e festuar pikën në ndeshjen e parë ndaj Finlandës.

 

“Suksese shokë në ndeshjen e radhës me Turqinë, të bashkuar do t’ia dilni ashtu siç ia dolën në ndeshjen e parë kundër Finlandës”, shkroi Neziri.

cats

Ai është zëvendësuar te Kosova nga portieri i Trepçës ’89, Bledar Hajdini.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Kosova futet në këtë ndeshje pas katër humbjeve radhazi.

kosova