Neymarin e duan në Paris

Nuk është as Lionel Messi, e as Cristiano Ronaldo, ëndrra e madhe e Paris Saint Germainit për stinorët e ardhshme të ‘merkatos’, pasi drejtuesit e klubit nga ‘Parc Des Princes’ dëshirojnë të kenë në ekipin e tyre brazilianin Neymar Jr.

Presidenti i PSG-së, është fiksuar pas sulmuesit brazilian, dhe e dëshiron në skuadër me çdo kusht në stinorët e ardhshëm.

Gjithnjë sipas medieve franceze, për ta transferuar brazilianin në kryeqytetin francez, Nasser Al Khelaifi, po bënë gati një ofertë të çmendur prej 125 milionë euro që ta bind Barcelonën të lirohet nga talenti brazilian.