Neymar: Teknikisht më të talentuar se unë? Janë vetëm këta pesë lojtarë

Neymar ka zbuluar se cilët janë sipas tij 5 lojtarët më të talentuar teknikisht se ai vetë. Braziliani deklaron se sipas tij Lionel Messi është në krye.

Duke folur për “Oh My Goal”, sulmuesi theksoi se përveç Messit, në këtë listë bëjnë pjesë edhe Marco Verratti te PSG-ja, Eden Hazard te Real Madrid, Kevin De Bruyne te Manchester City dhe Thiago te Liverpool.

“Më teknikë se unë? Unë e konsideroj vete si një nga futbollistët më teknikë. Por mund të them se Messi, Hazard, De Bruyne, Verrati dhe Thiago janë me të talentuar teknikisht se unë.”-deklaroi 30-vjeçari./ss/

Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës, kjo është arsyeja

Lajmi i fundit: Prishtina rikthen Lecin në skuadër