Neymar “shokon” Messin, kjo s’do t’i pëlqejë asnjë tifozi të Barcelonës (FOTO)

Sipas një studimi të Observatorit të Futbollit “CIES”, i cili është bazuar në disa aspekte si mosha, kontrata, pozicioni në fushë dhe statusi i skuadrës ku ai aktivizohet, Neymar është lojtari më i vlefshëm në botë

Ylli brazilian, Neymar lë pas Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, si futbollisti me vlerën më të lartë në merkaton e transferimeve.

Ky është përfundimi i arritur nga studimi më i fundit i Observatorit të Futbollit “CIES”, i cili është bazuar në disa aspekte si mosha, kontrata, pozicioni në fushë dhe statusi i skuadrës ku ai aktivizohet.

neymar

Në bazë të përllogaritjeve të kryera, rezulton se vlera e Neymar arrin në 210.7 milionë euro.

Në vendin e dytë pozicionohet futbollisti i Tottenham, Dele Alli, i cili është i shkëputur ndjeshëm nga braziliani, me një vlerë prej 155.1 milionë eurosh, ndërkohë që podiumin e plotëson një tjetër futbollist i Hotspurs, Harry Kane, me 153.6 milionë euro.

Lionel Messi këtë radhë duhet të kënaqet me vendin e katërt. Sulmuesi argjentinas, që pas pak ditësh do të festojë 30-vjetorin e tij të lindjes, ka një vlerë në merkato prej 151.7 milionë eurosh.

messi 1212

Edhe më poshtë është Cristiano Ronaldo. Futbollisti 32-vjeçar i Realit të Madridit pozicionohet në vendin e 11, me një vlerë prej 112.4 milionë eurosh.

Mes Messit dhe Ronaldos, në këtë klasifikim të veçantë të “CIES” janë futbollistë të tillë si Griezmann, Luis Suarez, Paul Pogba, Eden Hazard, apo Paulo Dybala.

ronaldo