Neymar shënon tre gola, mbrojtësi i Perus thotë se ai është “palaço i vërtetë”

Neymar ishte në formë të jashtëzakonshme gjatë pushimit ndërkombëtar.

Pasi dhuroi një paraqitje impresive kundër Bolivisë, sulmuesi i PSG-së ishte sensacional kundër Perusë.

Ai shënoi hat-trick në fitore 4-2 të Brazilit.

Neymari hapi llogarinë e golave në minutën e 28-të, duke fituar dhe konvertuar një penallti.

Ai e bëri saktësisht të njejtën gjë në minutën e 83-të, para se të kompletonte hat-trickun në kohën shtesë.

Neymar during Brazil vs Peru

Carlos Zambrano luajti për Perunë, teksa shkaktoi njërën prej penalltive duke ndërhyrë në Neymarin. Ai u përjashtua me të kuq më vonë pasi goditi me bërryl Richarlisonin.

Dhe pas ndeshjes ai dha një deklaratë shokuese duke thënë se Neymar është ”palaco i vërtetë”.

”Sinqerisht, ai është lojtar i madh, një prej më të mirëve në botë, por për mua është palaco i vërtetë,” tha Zambrano.

”Neymar është në dijeni të gjithckaje që bëri në fushë, është lojtar i madh por gjithmonë kërkon kontaktin më të vogël.

”Në zonën e penalltisë ai e hodhi veten katër apo pesë herë për të parë nëse dikush do ta shpërblente me një penallti dhe arriti objektivin me dy penallti që nuk ishin.

”Ky është Brazili dhe ata shkuan ta shikojnë VAR. Pa marrë parasysh a ishte aksioni pozitiv apo negativ, ata i rishkuan pamjet sepse është Brazili.”