Neymar: Për këtë arsye u ndava me Brunan

Neymar ka folur për ndarjen me ish-in e tij, Bruna Marquezine. “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur që braziliani e ka dhënë një intervistë për “Playboy”, në numrin e radhës që botohet të martën.

Ylli i Barcelonës e ka quajtur ndarjen me Brunan si të vështirë, por duke këmbëngulur që ky ishte vendimi më i pirë për të dy.

“Asnjë ndarje nuk është e lehtë, por kjo ishte më e mira për ne të dy. Unë dhe Bruna jemi ende miq dhe flasim”, ka deklaruar Neymar, përcjellë “Lajmi.net”.