Neymar me veprim të papritur, hedh në tokë portierin kundërshtar (VIDEO)

Në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme ku PSG kishte përballë në transfertë Metzin, ndodhi diçka e pakëndshme.

Skuadra pariziene triumfoi 1-2 falë të një dopiete të ish-interistit Achraf Hakimit pikërisht tek goli i dytë pati një incident.

Goli i dytë i Hakimit u realizua në minutën e 90+4′ dhe Mbappe e provokoi teksa portieri shkoi menjëherë që të debatonte me të, por aty ndërhyri Neymar që e shtyu portierin e Metz, Oukidja i cili ra në tokë.

Një veprim i pakëndshëm nga Neymar, por mesa duket lojtarët parizien dëshironin vonesën e lojës duke parë se fundi ishte shumë pak sekonda.

Goli i Benzemas duke përdorur shpinën po cilësohet si ‘çmendur’

Florian Markut nuk i pritet deri të shtunën, kërkon të rrahet me kundërshtarin gjatë konferencës (VIDEO)