Neymar konfirmon interesimin e Cityt

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka konfirmuar se është kontaktuar nga Manchester City për një transferim në Premier Ligë.

Sulmuesi 23-vjeçari është me kampionin e Spanjës, Barcelona, që nga viti 2013 dhe besohet se ka klauzolë 140 milionë funte.

Duke folur për “AS”, ai ka pranuar se spekulimet që e lidhin me Cityn janë të vërteta.

I pyetur nëse konsideron transferimin në Angli ai ka thënë: “Kurrë nuk i dihet, jeta është e gjatë”.

Braziliani më pas ka konfirmuar se negociatat me Barcelonën janë duke ecur mirë dhe se është optimist për vazhdim të karrierës në Spanjës.

Neymar ka realizuar 45 herë në 72 ndeshje për katalunasit.