Futbollisti më i mirë i Barcelonës ndaj Bayernit të Munichut, Neymar, ka thënë që nuk i intereson se kë do ta ketë përballë në finale.
“Jemi të kënaqur që e arritëm Berlinin. Ishte shumë e vështirë dhe në fund ia dolëm. Juve apo Real? Sinqerisht nuk më intereson aspak, e vetmja gjë që e mendoj tani është triumfi në finale”, deklaroi Neymar.
Ai shënoi dy gola duke kapur shifrën e tri realizimeve në dy ndeshjet në total. /Gazeta Olle