Neymar i injoron keq tifozët e Barcelonës

Tre tifozë të ri të Barcelonës iu janë afruar në maksimum idhullit të tyre, Neymar, për ta marrë ndonjë autograf nga ai, mirëpo për pak sa nuk e pësuan keq.

Braziliani nuk e ndali makinën, madje duke mos e ndalur as shpejtësinë, për t’i kaluar shpejtë tifozët me Ferrarin e tij të bardhë.

Ngjarja ka ndodhur pas kualifikimit të Barcelonës ndaj Bayernit të Munichut në finale të Championsit dhe videoja tashmë po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale. /Gazeta Olle