Neymar fiton çmimin “Samba Gold”

Brazil's Neymar stands on the pitch prior to a Copa America soccer match against Peru at Nilton Santos stadium in Rio de Janeiro, Brazil, Thursday, June 17, 2021. (AP Photo/Silvia Izquierdo) Brazil Peru Copa America Soccer

Duke u përgatitur për t’u rikthyer në fushë, pas një mungese të zgjatur për shkak të dëmtimit, Neymar mori këtë të mërkurë çmimin Samba Gold, që i jepet lojtarit më të mirë brazilian që luan jashtë vendit.

Pasi u largua nga Santos në vitin 2013 dhe u nis për në Evropë për te Barcelona, sulmuesi i Paris Saint Germain fitoi pesë nga nëntë edicionet e fundit të këtij çmimi, duke dëshmuar se ai ka qenë vazhdimisht në mesin e elitës së lojtarëve më të mirë në botë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në atë që ishte çmimi i dytë radhazi, Neymar fitoi Samba Gold pas një sezoni në plan të mirë me parisienët, ku shënoi 17 gola dhe 18 asistime.

Fitimi i çmimit nuk kaloi pa u vënë re nga Thiago Silva, miku dhe kolegu i brazilianit në kombëtare, i cili do t’i ketë përdorur rrjetet sociale për t’i dërguar një mesazh: “Që kur keni ardhur në Evropë, nuk kam fituar më kurrë“, tha Thiago Silva tha me një ton shakaje.

Mbrojtësi i Chelseat, Silva, fitoi këtë çmim në vitet 2011 dhe 2013, kur përfaqësonte përkatësisht AC Milan dhe PSG.

Vitet e fundit, përveç Neymarit, fituesit e tjerë të këtij çmimi ishin edhe Philippe Coutinho (2016), Roberto Firmino (2018) dhe Alisson (2019).

Megjithatë, Neymar është lojtari me më shumë trofe Samba Gold, pasi ka fituar edicionet 2014, 2015, 2017, 2020 dhe tani 2021.

Pandemia e COVID-19 i ka kushtuar futbollit evropian miliarda euro

Pesë gola të shënuar në miqësoren ndërmjet A&N dhe Besës