Neymar arrin marrëveshje personale me Barcelonën

Neymari ka arritur akordin me Barcelonën. Sulmuesi brazilian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë në “Camp Nou”. Stadium ku kaloi 4 sezone fantastike përpara se të kalonte te PSG për 222 mln euro.

El Chiringuito zbulon se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta. Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në 2026. Dhe 13 mln euro pagë sezonale.

Tani duhen bindur drejtuesit e PSG-së, të cilët kërkojnë 150 mln euro për ta lënë të lirë. Por, Barcelona nuk ka asnjë mundësi të paguajë një shumë të tillë.

Vetë Neymar po bisedon me presidencën e kampionëve të Francës , duke kërkuar një kompromis. Zgjidhja mund të arrihet falë një huazimi.

Me Barcelonën që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për rreth 50 mln paund në verën e vitit 2024.

Gjatë aventurës së parë me skuadrën katalanase, Neymar shënoi 105 gola në 186 ndeshje.

Lindon Emërllahu thyen heshtjen dhe tregon se sa gjatë do të mbetet jashtë fushave, flet edhe nëse do të largohet nga Ballkani

Delegimi i gjyqtarëve me short, ky do të jetë kryesori në derbin Drita – Llapi