Newcastle United me njoftim zyrtar rreth situatës së Sandro Tonalit rreth basteve

Sandro Tonali ishte në Prokurorinë e Torinos aty ku për mbi tre orë sqaroi përfshirjen e tij në vendosjen e basteve sportive në platforma ilegale. Mesfushori rrezikon një pezullim njëvjeçar, teksa Newcastle, klubi i tij aktual deklaron mbështetje të plotë për lojtarin dhe familjen e tij.

“Klubi i Newcastle mund të konfirmojë se Tonali është nën hetim nga Prokuroria e Torinos si dhe Federata Italiane e Futbollit në lidhje me bastet e vendosura në platforma ilegale. Sandro është duke kontribuar në këtë hetim dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me autoritetet”.

“Ai dhe familja e tij do të kenë mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak se procesi është duke vijuar, Tonali dhe klubi i Newcastle nuk do të komentojnë sërish mbi këtë çështje”, përfundonte deklarata zyrtare e anglezëve.

Messi më në fund thyen heshtjen, tregon nëse do t’i bashkohet Barcelonës në janar

Mësohet data kur do të luhet ndeshja Kosovë – Izrael