Newcastle United fiton derbin, ia shkakton humbjen e parë Arsenalit

Newcastle ka shënuar fitore ndaj Arsenalit me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan pothuajse në asnjë moment.

Arsenali kërkoi penallti në fillimin e pesës së dytë, por që nuk u akordua, ndërsa Derclan Rice rrezikoi i pari.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 64-të me Anthony Gordon që shënoi për 1-0. Goli për katër minuta u rishikua në VAR për tu pranuar pastaj nga gjyqtari.

Arsenali tentoi pas goli të pranuar të bëjë më shumë, por që nuk ia arriti.

Newcastle me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Arsenali mbetet i treti me 24 pikë.

Harry Kane me het-trik, Bayerni i pamëshirshëm përballë Dortmundit

Prizreni e mposht me lehtësi Istogun