Newcastle United e ka gjetur zëvendësuesin për poziten e trajnerit

Siç raportohet, Newcastle tashmë e ka gjetur zëvendësuesin, në rast se Eddie Howe bëhet trajneri i ri i Anglisë.

Federata e Anglisë janë duke kërkuar për pasardhësin e Gareth Southgate, pasi 53-vjeçari dha dorëheqje nga detyra pas humbjes nga Spanja në finalen e “EURO 2024”.

Howe, Graham Potter, Mauricio Pochettino dhe Lee Carsley besohet se janë kandidatët më serioz në listën e gjatë të Federatës Angleze, derisa po ashtu edhe Thomas Tuchel, Frank Lampard e Pep Guardiola kanë qenë të lidhur si kandidatë të mundshëm.

Në rastin e Howe, Federata Angleze duhet të paguajë një kompensim te Newcastle, pasi anglezi është nën kontratë, derisa po ashtu ka pagë dyfish më të madhe sesa Southgate te Anglia.

Por, në rast se ai pranon të marrë detyrën si trajner i Anglisë, “The Magpies” e kanë gjetur zëvendësimin e tij.

Sipas “Daily Mirror”, Neëcastle dëshiron që të emërojë Pochettinon, i cili po ashtu është në garën për t’u bërë trajner i Anglisë.

Argjentinasi që është i papunë që nga maji, pas largimit nga Chelsea, ishte i lidhur me një kalim te Newcastle edhe në vitin 2021, kur u largua Steve Bruce.

Thuhet se Newcastle e dëshiron një përgjigje të shpejtë nga Eddie Hoëe nëse do të marrë detyrën te Anglia.

U largua nga fusha me lot në sy, mësohet gjendja shëndetësore e Rrahmanit

Kosova gati për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni C