Newcastle synon Lampardin për trajner

Frank Lampardi është kandidati që po synohet nga Newcastle Unitedi për të zëvendësuar Steve Brucen në postin e trajnerit në klub.

Ish-trajneri i Chelseat është i pa punë që kur u lirua nga “Blutë” dhe u zëvendësua nga Thomas Tucheli.

Tani ai pritet të kthehet në Premier League dhe mund të jetë njeriu kryesor në St James’ Park pas blerjes së klubit nga investitorë arabë.

A team like Newcastle United won't come out' - Frank Lampard on what  Chelsea failed to do - Chronicle Live

Në janar do të fillojë të ndihet ndryshimi te Newcastle, pasi do të ketë disa transferime, në mënyrë që të tentojnë të ngjiten sa më lartë.

Në garë për të marrë drejtimin e skuadrës është edhe Antonio Conte, që besohet se tashmë është kontaktuar prej zyrtarëve të klubit anglez.

Shqipëria luan ‘finalen’ me Poloninë, fitorja e ofron shumë afër qëllimit

Përfaqësueset që deri më tani kanë siguruar kualifikimin për në Kupën e Botës