New York Knicks dhe Indiana Pacers kalojnë tutje, eliminohen Bucks dhe 76ers

Gjatë natës së mbrëmshme janë luajtur dy ndeshje të Play-Off  në NBA, derisa në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes kanë kaluara Indiana Pacers dhe New York Knicks.

Indiana mundi Milwaukee Bucks me rezultat 120:98 në shtëpi, dhe Toppin i udhëhoqi ata drejt fitores me 21 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime, ndërsa McConnell shtoi 20 me nëntë asistime dhe dy kërcime.

Siakam e përfundoi ndeshjen me 19 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime, ndërsa Haliburton me 17 pikë, dhjetë asistime dhe gjashtë kërcime.

Nesmith shënoi 15 pikë me tre kërcime, dhe Nembhard e përfundoi ndeshjen me 14 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Për Bucks, Lillard ishte më i miri me 28 pikë, katër asistime dhe dy kërcime, ndërsa Brook Lopez dhe Portis shtuan secili nga 20, por që nuk mjaftuan pasi Pacers kaluan tutje me katër fitore e dy humbje.

Kalimin në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes e siguroi edhe New York Kncisk, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Philadelphia 76ers me tre pikë diferencë 115:118 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 kaluan tutje.

Jalen Brunson ishte fantastik, duke shënuar 41 pikë me 12 asistime dhe tre kërcime, ndërsa DiVincenzo shtoi 23 me shtatë asistime dhe katër kërcime, dhe Anunoby e përfundoi ndeshjen me 19 pikë dhe nëntë kërcime. Hart shënoi 16 pikë me 14 kërcime dhe shtatë asistime, dhe Hartenstein gjithashtu shënoi dyshifrorë me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Për 76ers, Embiid gjithashtu luajti një ndeshje të shkëlqyer dhe shënoi 39 pikë me 13 kërcime dhe dy asistime, i ndjekur nga Hild me 20 pikë dhe katër kërcime, ndërsa Maxey dhe Oubre e përfunduan ndeshjen me 17 pikë dhe pesë kërcime secili, por që nuk mjaftuan dhe 76ers u eliminuan. /Gazeta Olle/

Mesazhi nga Agim Ademi: 8 vjet në UEFA, transformim në zhvillim e sukses

Xhaka flet pas fitores në Olimpico: Na duhet edhe një gol për finale