Neuer theu këmbën duke bërë ski, Bayerni synon portierin që po shkëlqen në Botëror

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer para disa ditësh theu këmbën duke skijuar, dhe për të tashmë ka përfunduar sezoni.

Skuadra e madhe gjermane ka filluar menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin e portierit gjerman, transmeton Gazeta Olle.

Portieri i Dinamos së Zagrebit, Dominik Livalovic shihet si zgjedhja më e mirë nga drejtuesit e klubit, pas formës së jashtëzakonshme që po kalon me Kroacinë në Botërorin ‘Katar 2022’.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Livakovic shihet tashmë nga drejtuesit e Bayernit të Mynihut si zëvendësuesi ideal i Manuel Neuer.

Megjithatë, Bayerni nuk është i vetmi klub në garë për blerjen  Dominik Livakovicit, pasi siç sqarohet nga faqja e transfertave “fibrajes.net”, Sevilla kërkon që portieri kroat të zëvendësojë marokenin Yassine Bounou, një tjetër nga figurat e këtij Botërori, i cili pritet të shitet nga klubi andaluz në janar për një shumë sigurisht të parefuezueshme. /Gazeta Olle/ 

Kombëtaret me vlerën më të madhe aktualisht në Kupën e Botës, Franca në vendin e parë

Modric ka një thirrje për bashkëlojtarët e tij para gjysmëfinales