Neuer pret ndeshjen e kthmit

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer thotë se Shakhtar Donetsk ua ka bërë të vëshitë jetën kampionëve të Bundesligës pasi ndeshje e parë përfundoi pa fitues dhe me rrjeta të paprekuara .

Futbollsitët e Pep Guardiolas luftuan për të krijuar shanse për shënim, por nuk mundën më shumë se një barazim, pasi mbeten edhe me 10 veta pas përjashtimit të Xabi Alonsos në minutën e 65.

“Nuk ishte e lehtë për ne. Ne e krijuam një rast të mirë në pjesën e parë dhe bëmë një punë të mirë në mbrojtje. Ne nuk u dham atyre asgjë, përveç një shansi nga një goditje e lirë. Por ne ky rezultat ka një të mirë dhe kemi shanse të mitra për ndeshjen e e kthimit në Mynih”.

“Mendova se ne mund ta fitojmë ndeshjen pak para pushimit, por ajo ishte shumë më e vështirë në gjysmën e dytë, pasi na u desht të luajmë me 10 lojtarë”. 

“Ne do të fitojmë në Mynih. Unë jam optimist për shanset tona për të arritur në raundin e ardhshëm”, nënvzioi Neuer, transmeton ‘Gazetaolle’.

Ndeshja e dytë luhet në Allianz Arena më 11 mars.