Neuer nuk ka faj

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ishte fajtor për golin e parë të pësuar nga Boorussia Monchengladbach, në golin e parë të shënuar nga Raffael.

Por trajneri i Bayern Munich Pep Guardiola, i ka dal në mbrojtje portierit të tij duke thënë se gabimi i tij nuk ishte arsyeja e humbjes nga Borussia Monchengladbach.

“Nuk kemi humbur shkaku i gabimit të Neuer, por kemi probleme të shumta në repartin e sulmit. Në Bundesligë njerëzit mendojnë se është gjithmonë lehtë, por unë e di se sa vështirë është”, deklaroi Guardiola.

Bayern Munich u mposht në ‘Alianz Arena’ nga skuadra e Borussia Monchengladbach 2:0.